Milani në telashe, drejtuesit gati të heqin dorë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat italiane bëjnë me dijë se ekipi i Milanit mund të ndërrojë sërish pronarë gjatë këtij viti.

Kujtojmë se kompania amerikane ‘Eliot’ ende nuk i ka bërë 12 muaj që ka marrë drejtimin e kuqezinjve nga kinezët.

Arsye përse mendohet se ‘Eliot’ do të heqë dorë nga klubi janë sanksionet e UEFA-s, të cilat nuk po i lejojnë drejtuesit të shpenzojnë në merkato, por pavarësisht kësaj edhe kërcënimi me përjashtim nga Kupat e Europës është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm.

Theksohet se për të blerë aksionet e klubit është një kompani britanike e quajtur “CVC Capital Partners” e cila ka një pasuri prej 52 miliardë dollarësh.

Kjo kompani operon në shumë sektorë si telekomunikacioni, shërbimet financiare apo dhe farmaceutika.

Shpërndaje
Share.

Komento