Skip to content
Të Gjitha

Milani i madh është rikthyer, Ibra gol me rofeshatë në minutat e fundit

· 1 min lexim

Tifozët e Milan kanë filluar që të ëndërrojnë për titullin kampion edhe pse në ndërgjegjen e tyre e dinë se është shumë e vështirë dhe dëshurijnë të paktën vendin e katër, vend që do ti çonte ata në Champions League pas shumë vitesh.

Ditën e sotme ishte sërish Ibrahimoviç protagonist më një assist dhe një gol në minutën e 83, ku I dha fitoren ekipit të tij.

I pari që do të shënonte ishte Kessie që në minutën e 16 dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1.

Sapo filloi e dyta, De Paul barazon shifrat me penallti. Në minutën e 83 Ibrahimoviç do vuloste takimin me një gol me rofshatë.

Milan ka 16 pikë pas 6 takimesh, ndërsa Ibra 7 gola dhe një assist në vetëm 4 ndeshje.

/GazetaReforma.com/