Skip to content
Kryesore

Milani arrin fitore bindëse ndaj Venecias, barazon Juventus

· 2 min lexim

Milani regjistroi fitoren e parë të këtij sezoni në Serinë A, teksa mposhti me rezultatin e pastër 4-0 Venecian e vendit të fundit të klasifikimit, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga kuqezinjtë. Në fakt, ata diktuan ritmin që në minutat e parë të duelit duke gjetur gola të njëpasnjëshëm me shpejtësi. Teo Hernandez tundi i pari rrjetën e më pas Gabia dyfishoi shifrat për kuqezinjtë. Në vijim, erdhën dy penallti radhazi brenda pak minutash, duke bërë që edhe Pulisiç dhe Abraham të shkruanin emrin e tyre mes golashënuesve të kësaj sfide.

Katër gola pa u mbushur 30 minutat e parë, një statistikë që vulosi fatin e kësaj sfide, ku kuqezinjtë shpërdoruan edhe raste të tjera për shënim. Miqtë tundën një herë rrjetën e Menja, por goli u anulua për një faull gjatë aksionit me Nikolusi-Kavilja i cili u ndëshkua me të kuq duke lënë Venecian me një lojtar më pak që nga minuta e 73-të.

Në fund kishte vetëm duartrokitje nga tifozët, të cilët kthehen të buzëqeshin në një sezon që nuk kishte nisur aq mirë për skuadrën e drejtuar nga Fonseka. Më herët, Juventusi barazoi pa gola në transfertë ndaj Empolit