Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mijëra persona evakuohen për shkak të zjarreve në Kanada

09:36 19/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Zjarrfikësit po vazhdojnë të punojnë që të mbajnë të hapur rrugën e vetme që mundëson daljen nga kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë. Zjarret janë përhapur shumë pranë qytetit ku jetojnë 20.000 banorë, të cilët po vazhdojnë evakuimet.

Avionët për fikjen e zjarrit kanë punuar vazhdimisht që autostrada në Jellounajf të mbetet e hapur, përderisa banorët o evakuohen.

Autoritetet po përdorin topa uji dhe mjete të tjera për të parandaluar që zjarret të kaplojnë qytetin. Zjarret e egra janë përhapur 15 kilometra afër qytetit.

Erërat që fryjnë nga veriperëndimi, së bashku me reshjet e pakta të shiut, kanë ndërlikuar përpjekjet për fikjen e zjarrit. Zyrtarët e emergjencave thanë se gjatë fundjavës zjarret mund të arrijnë deri në qytet.

“Jemi përballë disa ditëve kritike”, tha Shane Thompson, ministër qeveritar për Territoret Veriperëndimore.

Qindra kilometra në jug të Jellounajfit, shtëpitë janë djegur si pasojë e zjarreve. Banorët veçse janë urdhëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi zjarret janë përhapur edhe më shumë.

Shërbimet e emergjencave thanë se një vatër e zjarrit është përhapur në 68 kilometra katrorë.

Mijëra persona veçse janë larguar nga shtëpitë pasi që në Territoret Veriperëndimore janë afër 100 zjarre.

Këto janë zjarret më të këqija që kanë shpërthyer në historinë e Kanadasë.

Ky shtet është përballur me numër rekord të zjarreve gjatë këtij viti, që kanë djegur mbi 137.000 kilometra katrorë në mbarë vendin, ka thënë Qendra kanadeze për Zjarret Pyjore.

Deri të premten në mëngjes, mbi 1.000 zjarre të egra ishin aktive në mbarë vendin dhe mbi gjysma e tyre vlerësohet se janë jashtë kontrollit. REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Letër e hapur e Dritan Goxhaj nga qelia e Burgut 313

Letër e hapur e Dritan Goxhaj nga qelia e Burgut 313

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English