Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mijëra persona besohet se kanë vdekur nga tërmeti në Afganistan

10:24 08/10/2023
Reading Time: 2 min lexim

Përpjekjet e shpëtimit kanë vazhduar më 8 tetor në perëndim të Afganistanit, një ditë pas një serie të tërmeteve të fuqishme që shkaktuan dëme të mëdha dhe vranë deri në 2.000 persona.

Kjo po konsiderohet si fatkeqësia më e madhe natyrore që ka goditur Afganistanin në vitet e fundit.

Numri i viktimave pas tërmetit prej 6.3 shkallësh mbetet i paqartë, pasi ka vlerësime të ndryshme.

Në orët e vona të 7 tetorit, Kombet e Bashkuara thanë se sipas vlerësimeve paraprake, 320 persona kanë vdekur. Por, më pas thanë se numri i viktimave është ende duke u verifikuar.

Autoritetet lokale kanë thënë se 100 persona kanë vdekur dhe 500 janë lënduar.

Megjithatë, më 8 tetor një anëtar i Qeverisë së udhëhequr nga talibanët ka përditësuar shifrat sa i përket viktimave, duke thënë se tani numri ka arritur në 2.000.

Mullah Janan Sayeeq, zëdhënës në Ministrinë e Fatkeqësive, tha për agjencinë Reuters se 2.053 persona kanë vdekur, 9.240 janë lënduar dhe 1.329 shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar.

Epiqendra e tërmetit të parë ishte rreth 40 kilometra në veriperëndim të Heratit, qytet me afër 700.000 banorë. Tërmeti i parë u pasua edhe me tre pasgoditje të fuqishme.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti më i fuqishëm ishte 6.3 shkallë të Rihterit, ndërkaq pasgoditjet ndodhën rreth 30 kilometra në verilindje të qytetit Zindah Jan, që ka një popullsi prej 70.000 personash.

Zëdhënësi i autoritetit për fatkeqësi, Mohammad Abdullah Jan, tha se katër fshatra në qarkun Zenda Jan në provincën e Heratit u goditën më së keqi nga pasgoditjet.

Afganistani shpesh goditet nga tërmetet, veçmas në vargmalin e Hindu Kushit, që gjendet afër pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

Në qershor të vitit të kaluar, mbi 1.000 persona u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë pasi një tërmet prej 5.99 shkallësh goditi provincën Paktika. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Afganistanin në pothuajse çerekshekulli.

Në mars të këtij viti, 13 persona u vranë në Afganistan dhe Pakistan, pas tërmetit prej 6.5 ballësh që kishte epiqendrën në Jurm, në verilindje të Afganistanit.

Afganistani veçse po përballet me krizë humanitare, për shkak të ndalimit të ndihmës së huaj pas rikthimit të talibanëve në pushtet më 2021./Rel

Të tjera

Salianji shpërthen ndaj Berishës: Rama e mban me para, leje e koncesione
Aktualitet

Salianji shpërthen ndaj Berishës: Rama e mban me para, leje e koncesione

Ish-deputeti Ervin Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës, i cili më 23 maj pritet të jetë kandidat...

16:19 04/05/2026
Call center-at e mashtrimit po kriminalizojnë të rinjtë shqiptarë, ekspertët: Fenomen më i rrezikshëm se droga
Aktualitet

Call center-at e mashtrimit po kriminalizojnë të rinjtë shqiptarë, ekspertët: Fenomen më i rrezikshëm se droga

Call center-at e mashtrimit financiar janë kthyer në një nga industritë më shqetësuese të krimit në Shqipëri, duke përfshirë qindra...

16:08 04/05/2026
Para
Sherr masiv mes tifozëve në Rrugën e Kombit, 8 të arrestuar dhe 106 te shoqëruar

Sherr masiv mes tifozëve në Rrugën e Kombit, 8 të arrestuar dhe 106 te shoqëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Salianji shpërthen ndaj Berishës: Rama e mban me para, leje e koncesione

Salianji shpërthen ndaj Berishës: Rama e mban me para, leje e koncesione

16:19 04/05/2026
Call center-at e mashtrimit po kriminalizojnë të rinjtë shqiptarë, ekspertët: Fenomen më i rrezikshëm se droga

Call center-at e mashtrimit po kriminalizojnë të rinjtë shqiptarë, ekspertët: Fenomen më i rrezikshëm se droga

16:08 04/05/2026
“Bisha” përplasi tre fëmijët në Durrës, banori: Kërkuam kënd lojërash te deputeti dhe Sako, nuk na dëgjuan

“Bisha” përplasi tre fëmijët në Durrës, banori: Kërkuam kënd lojërash te deputeti dhe Sako, nuk na dëgjuan

14:29 04/05/2026
Skandal në QSUT, konkursi për mjekë përmbyset për emërim të paracaktuar

Skandal në QSUT, konkursi për mjekë përmbyset për emërim të paracaktuar

14:05 04/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.