“Më duhen për shopping”/ Mijëra euro të padeklaruara, 20-vjeçarja ndalohet në Rinas

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia kufitare në Rinas ka ndaluar një 20-vjeçare, për mosdeklarim parash.

E reja, e cila është proceduar penalisht, kishte me vete 12.450 euro.

Sipas policisë, K.I., banuese në Tiranë, është ndaluar në vijën e dytë të kontrollit.

Paratë e padeklaruara, e reja i kishte futur në çantë.

Mësohet se ajo ka deklaruar para policisë, se paratë  duheshin për shopping.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Rinas

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

Shpërndaje
Share.

Komento