Skip to content
Kronikë

“Metamorfoza”, SPAK hetim pasuror për të arrestuarit

· 1 min lexim

SPAK ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”. Përkatësisht bëhet fjalë për biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesin e Forcës Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-shefi i krimeve Ardrit Hasanbegaj, Astmer Bilali.

Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme.

Ndërkohë, të enjten në orën 10 vendoset nga gjyqtarja e Apelit Saida Dollani për masat e sigurisë.