Skip to content
Kronikë

“Metamorfoza”, dalin në gjyq 6 të arrestuarit e operacionit

· 1 min lexim

Kanë dalë para Gjykatës së Posaçme të Apelit 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”, të cilët apeluan vendimin e shkallës së parë që i la ato në arrest me burg.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masën paraprake për të pandehurit, biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefin e Forcave Operacionale Oltion Bistri, i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete; kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë, i dyshuar për korrupsion.

Behar Bajri, Prek Kodra, Aleks Deda, Ervis Martinaj etj janë në kërkim.

Gjoka dhe të dyshuarit e tjerë, kanë pretenduar se nuk kanë përdorur asnjëherë aplikacion sky dhe se nuk kanë asnjë lidhje me kodet që pretendon SPAK.

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim si pasojë e “Metamorfozës”

Behar Bajri Brahovic

Ervis Martinaj

Pëllumb Gjoka, arrestuar

Denis Bajri Brahovic

Edmond Preka, arrestuar

Klaudio Haka

Prek Kodra

Ardit Hasanbega, arrestuar

Aleks Ndreka

Arsat Bashli

Bardhyl Mavraj

Elion Hato

Astmer Bilali, arrestuar

Oltion Bistri, arrestuar

Xhevahir Lita, arrestuar