Skip to content
Politikë

Meta takon Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE: Të angazhohemi që të mos cenohet puna e gazetarëve

· 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka takuar Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, ZTeresa Ribeiro.  Në takimin me Ribeiron, Meta ka theksuar se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë. Presidenti ka thënë se aty ku nuk fundksionojnë institucionet demokratike, aty gjen më shumë censurë e autocensurë mediatike.

Ndër të tjera, Meta ka bërë thirrje për angashim që jeta, puna dhe karriera e gazetarëve të mos cenohet nga askush më pushtet politik apo ekonomik.

Statusi i plotë i Metës:

Kënaqësi të takohesha me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, Znj.Teresa Ribeiro.

Theksova se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë. Aty ku nuk funksionojnë institucionet demokratike dhe nuk respektohen të drejtat themelore, aty gjen gjithnjë e më shumë censurë dhe autocensurë mediatike.

Me këtë rast, falenderova Znj.Ribeiro për kontributin, që OSBE dhe Zyra e saj, kanë dhënë në mbështetje të medias së lirë dhe të pavarur, si dhe përpjekjen e tyre për të prapësuar nismat, që synojnë kufizimin apo kapjen e hapësirës mediatike në Shqipëri.

Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik.