Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Meta- Ramës: Bëj LSI 3-4 herë më të madhe, s’ma heq dot vizën nipi i Spiro Kolekës

12:07 02/07/2019
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka folur ditën e sotme në një konferencë për media, ku ka komentuar edhe zgjedhjet e 30 qershorit.

Meta është treguar i gatshëm edhe ndaj çdo pyetjeje që kanë drejtuar gazetarë nga televizione të ndryshme.

Ai ka komentuar edhe zgjedhjet e 30 qershorit, ku ka kritikuar ashpër edhe ambasadorët, ku madje ka thënë se si nuk u vjen turp.

“Si nuk u vjen turp këtyre ndërkombëtarëve, që nuk kanë reaguar? Nuk e panë ata që nga mitingu i parë u pa situata. Provoko ai, e provoko ata. Si mendoni është normale kjo që nuk reaguan? Opozita që padiskutim që problemet e veta. Ata shikojnë vetëm problemet e opozitës dhe nuk shikojnë problemet e qeverisë.”, u shpreh Meta.

Meta lexoi nga celulari i tij mesazhin që kryeministri Edi Rama i ka dërguar presidentit Meta në vitin 2017. Rama i kishte shkruar në mesazh se pasi të mbaronte mandatin, Meta nuk do të gjente më asnjë shenjë nga LSI-ja.

Sot presidenti Meta iu kundërpërgjigj, duke thënë se ai mund të ngrinte një LSI 3 ose 4 herë më të madhe sesa e kishte lënë ai, por ky nuk ishte synimi i tij tani. Synimi i Metës, siç edhe ai vetë u shpreh, është se do që t’u japë një shans më të madh të rinjve shqiptarë.

Meta deklaroi:

“Kur nuk më interesoi që lashë Partinë Socialiste, që i kisha kushtuar vitet e rinisë time, LSI-në e bëj nja 3 a 4 herë më të madhe se sa është tani. Bëj një LSI-tjetër. LSI-në s’e bëra për vete, por për Shqipërinë. Për t’u dhënë një mundësi të rinjve si Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi e shumë të tjerëve të kontribuonin në demokracinë e vendit të tyre”.

Teksa u pyet nga gazetari Muhamed Veliu në lidhje me raportet e tij me Shtetin Amerikan dhe me mundësinë e heqjes së vizës për në Amerikë ndaj presidentit, Meta u shpreh i prerë.

Ai tha:

“S’bëhet llaf të më heqi mua nipi i Spiro Kolekës vizën amerikane. Në këtë botë jo njëherë, për në botën tjetër, nuk e di”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bej lsime te madheMetanipiramesspiro kolekes

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Humbi gishtat gjatë protestës, Rama dekoron policen Ina Nuka dhe i puth dorën

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English