Meta marshim mes Kombinatit në shkelje të masave anti-covid, vijon akuzat: Qeveria e lidhur me krimin!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një marshim me të rinjt në Kombinat. Nga foto e publikuar nga vetë presidenti në Facebook, shihet një grup qytetarësh në mungesë të maskës mbrojtëse.

Meta ka vijuar me thirrjet elektorale. Edhe kësaj here ka sjell në vëmendje 25 Prillin, duke akuzuar qeverinë të lidhur me krimin.

“25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare”, shkruan Meta, pak minuta pasi ambasada e SHBA-ve solli deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, ku shpallte mes 12 kampionëve të luftës kundër korrupsionit dhe ish-kreun e KED, gjyqtarin shqiptar Ardian Dvorani.

Ky i fundit i paditur nga Presidenti Meta në SPAK pas përplasjes së fortë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë që “përplasjet” në distancë kanë nisur prek pak ditësh sërish mes Kreu i Shtetit dhe kryeministrit Rama. Presidenti i Republikës Ilir Meta dje i është përgjigjur nga Vlora kryeministrit Edi Rama, atje ku tha se do jetë sa herë të përmendet nga Vlora. Herë me ironi e herë drejtpërdrejt, Meta ka dhënë përgjigjen për ato që i quajti shpifje se “Presidenti shkon natën në Vlorë për LSI”.

Kreu i Shtetit deklaroi se gënjeshtra është shndërruar në sistem në vendin tonë dhe aq më shumë në Vlorë dhe duhet ta marrë përgjigjen ballore. Ai e cilësoi ‘fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri’.

“Rama zhvilloi fushatë mashtrimi orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri. Dua t’i them atij dhe gjithë të tjerët që sa herë të më përmend nga Vlora, përgjigjen do vij dhe t’ia jap këtu. E meriton Vlora të mos jetojë më me gënjeshtra, por me dinjitetin që i takon, e meriton Selenica që mos të mashtrohet më. E kanë kërkuar ata presidentin dhe presidenti ka përmbushur detyrën e tij”, deklaroi ndër të tjera Meta

Shpërndaje
Share.

Komento