Meta kërkon informacion/ Xhaçka: Infrastrukturë e NATO-s, s’kemi pse njoftojmë presidentin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pak më herët presidenti Meta ka kërkuar nga Shefi i Shtabit informacion mbi ligjin në të cilin janë bazuar për të rrethuar aeroportin “Nënë Tereza”.

Për këtë arsye ka reaguar edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka,e cila i ka kthyer një përgjigje të qartë kryeministrit duke thënë se prezenca ushtarake në aeroport ka qenë e domosdoshme, pasi nga aeroport vijnë edhe aleatë të NATO-s.

Sipas Xhaçës nëse cënohet siguria kombëtare, është cënuar njëkohësisht edhe ushtria. Ministrja ka thënë se pika 11 e ligjit i detyron të veprojnë për aleancën.

“Është infrastrukturë e NATO. Kemi prezencë ushtarake në këtë aeroport, pasi këtu vijnë aleatë të NATO. Cënimi i sigurisë kombëtare, na cënon edhe ne. Nuk po shkojmë në luftë, po marrim masat, për të garantuar sigurinë. Policia jonë ushtarake e ka për detyrë. S’ka debat kushtetues. Kemi një ngjarje të përsitur. Gjysma e pistës i takon ushtrisë. Pika 11 e ligjit na detyron të veprojmë për aleancën. Lul Bashës nuk i mësojmë dot që të lexojë kushtetutën. Të gjithë aktorët kanë folur. Ky vendim duhet të ishte përshëndetur, pasi ofron siguri. Kjo është porta hyrëse e të huajve me Shqipërinë. Masat e sigurisë deri në vendosjen e asaj që duhet të kishte bërë koncesionari, do mbështeten edhe prej nesh. S’ka dislokim, ka vetëm detyrë e policisë ushtarake. Ne do të patrullojmë perimetrin e sigurisë ushtarake. Komandoja jonë është vetëm 1 km larg. Ky s’është precedent i padëgjuar. S’kemi pse njoftojmë presidentin”, është shprehur Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Shpërndaje
Share.

Komento