“Meta ka vrarë dhe do të destabilizojë vendin që të shpëtojë veten”, gazetari bën deklaratën e fortë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje popullit të ngrihet në një revoltë më 2 mars, kundër qeverisë që sipas tij po organizon një grusht shteti.

Lexo edhe: Paralajmërime, mesazhe të koduara dhe pasqyrimi në mediat e huaja, Meta ‘lëviz ujërat’

Kjo deklaratë e Metës është shoqëruar me reagime të shumta, teksa i fundit ka reaguar analisti dhe gazetari Frrok Çupi, i cili ka bërë një deklaratë të fortë në “Open”.

Çupi u shpreh se të gjithë politikanët kanë vrarë por sipas tij, Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët dhe sipas tij ai kërkon të destabilizojë vendin për të shpëtuar veten.

Pjesë nga biseda në studio:

Çupi: Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë

Eni Vasili: Për çfarë krimesh e keni fjalën?

Çupi: Korrupsioni është një krim i madh. Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtua veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve

Eni Vasili: Po këshilltari i presidentit tha se nuk do të ketë destabilitet- ndërhyri Eni Vasili

Çupi: Po çfarë këshilltari ai. Ai do të shkojë të hajë supën e presidentit

Shpërndaje
Share.

Komento