Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Meta: Globalizmi, vdekjeprurës për popujt që s’mbrojnë rrënjët e tyre

11:34 24/05/2024
Reading Time: 2 min lexim

Në një tryezë të organizuar për bujqësinë, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë duke shprehur qëndrimin e partisë ndaj politikave të qeverisë aktuale. Ai ka akuzuar qeverinë për një politikë të qëllimshme shpopullimi, duke e cilësuar si një veprim që dëmton thellësisht jetën rurale dhe bujqësinë.

“Rama ka bërë një zgjedhje, ideologjike e politike, ka zgjedhur që Shqipërinë e shqiptarët t’i vendosë nën qeverisjen globale. Ne mendojmë se duhet të qeverisen nga vullneti i tyre për të qenë krenar për atë që jemi e për të ruajtur Shqipërinë edhe për shekujt që vijnë sepse globalizmi është vdekjeprurës për popujt që nuk mbrojnë rrënjët e tyre,” tha Meta.

Sipas tij, një nga shtyllat kryesore të kësaj shpopullimi është braktisja e fshatit dhe sektoreve tradicionale si bujqësia dhe blegtoria. Meta argumentoi se kjo braktisje është rezultat i politikave të qeverisë dhe ka sjellë një situatë ku fermerët në zona si Kolonja dhe Korça janë të detyruar të hedhin produktet e tyre apo të mbyllin fermat për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeveria.

Presidenti i PL theksoi se programi i tyre për bujqësinë synon të rikthejë shpresën dhe të ndihmojë në mbështetjen e fermerëve dhe të bujqve. “Përmes programit tonë i japim një goditje shpopullimit, axhendës së qëllimshme të Rilindjes që ka falimentuar këtë sektor jetik për vendin. Që në vitin e parë buxheti do të jetë 30 milionë, do të heqim zgjedhën tatimore,” shtoi Meta.

Duke folur për potencialin e Shqipërisë në bujqësi, Meta u zotua të vizitojë çdo shqiptar që është i gatshëm të rrijë në vendin e tij ose të kthehet, për t’u shpjeguar programin e Partisë së Lirisë për zhvillimin e bujqësisë dhe të jetës në fshat. Kjo, sipas tij, është një përpjekje për të ruajtur dhe valorizuar resurset dhe traditat vendase.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Ilir Meta

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, ja kur do të jepet vendimi

Shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, ja kur do të jepet vendimi

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English