Meta: Është e lehtë, zgjidhim krizën, ikën Presidenti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Ilir Meta ka komentuar pak minuta më parë nismën e Partisë Socialistë për shkarkimin e tij.
Metës kjo nismë i është dukur e pakptimtë, pasi ai vetë po vetëofrohet të lërë postin nëse kriza zgjidhet.

“Unë jam vetëofruar për ta lënë postin tim, gjithmonë i gatshëm që kjo të bëhet në emër të zgjidhjes së krizës. Nuk e kuptoj, ju intereson zgjidhja e krizës, apo shkarkimi i Presidentit? Nëse ju intereson shkarkimi i Presidentit, kjo është shumë e lehtë, zgjidhim krizën, ikën edhe Presidenti”, tha zoti Meta.

Presidenti tha gjithashtu se nuk ishte ndikuar as nga Sali Berisha, as Basha dhe as Monika Kryemadhi për këtë vendim. Ky vendim, sipas tij ka ardhur për të shmangur një konflikt destabilizues.

“Që në momentin e shpalljes së argumenteve kam vënë re disa reagime që Presidenti ka shkelur Kushtetutën duke krijuar një gjendje amullie. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk përcakton afate dhe muaj se kur zhvillohen zgjedhjet. Këto detaje formale i ka kodi zgjedhor, të cilin, edhe partitë politike e dinë shumë mirë se sa e kanë respektuar. Në disa raste, kanë ndryshuar edhe Kushtetutën, brenda një nate. Si shpjegohet që Presidentët e tjerë që kanë shfuqizuar dekretet e tyre, nuk janë akuzuar për shkelje të Kushtetutës?”, tha Meta.

Shpërndaje
Share.

Komento