fbpx

Meta deklaratë për grevën e Rinasit: “Shpreh keqardhje për veprimin, incidenti nuk duhej të ndodhte”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për grevën e kontrollorëve të Aeroportit të Rinasit. Në një deklaratë nga Vlora Meta ka thënë se Sindikata e Kontrollorëve ka ngritur prej më shumë se 10 muajsh pretendimet e saj me shkera ndaj institucioneve. Presidenti deklaroi se nuk ka pasur dialog mes përfaqësuesve të ministrisë dhe sindikatës, ndërsa ka thënë se i ka pritur në një takim në 31 mars.

“Është një mesazh shumë i gabuar dhe një lënie nervash nga të dyja palët. Prej më shumë se 10 muajsh Sindikata për Kontrollorët Ajror ka ngritur pretendimet e saj zyrtare dhe me shkresa, jo ndaj zyrtarëve, por edhe ndaj institucioneve të tjera dhe partnerëve ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare. Ato janë të vëmendshme për të gjitha situatat që lidhen me sistemin ajror. S’ka pasur dialog mes përfaqësuesve të ministrisë dhe Sindikatës. Duke parë situatën si pa zgjidhje, duke dashur për t’i dëgjuar drejtpërdrejtë, në 31 mars i kam pritur në një takim. Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cënuar, në bazë të kontratave të veçanta dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. Prej më shumë se 10 muajsh sipas tyre s’kishin marrë asnjë përgjigje sipas ligjit nga institucionet dhe pretendimet. Jemi drejtuar pjesërisht ministres së Infrastrukturës, Albcontrol, dukë vënë në dijeni dhe partnerët ndërkombëtar, se kjo situatë duhej pasur me vëmendje, pasi mund të mbarte rreziqe të mbarëvajtjes së hapësirës ajrore. Sidomos në kushtet kur do të nis dhe përgatitja e stërvitjes së përbashkët mes NATO-s, ku trafiku ajror në vendin tonë do të rritet ndjeshëm. I kam kërkuar me përgjegjshmëri të plotë dhe i kam bërë apel kontrollorëve që të vazhdonin punën pa ndërprerje, pasi hapësira territoriale është çështje jetike.”, tha Meta.

Meta tha se këtu “nuk jemi në Amerikën Latine” dhe ka bërë thirrje për reflektim nga ana e qeverisë. Gjithashtu presidenti ka ftuar kryeministrin, ministren dhe sindikatën në dialog dhe se gjithë ky tension artificial është nëj marrëzi. Ai ka deklaruar se Balluku deri tani nuk ka dialoguer me kontrollorët, por ka nisur direct me shantazhimet për heqjen nga puna. Meta u shpreh se incidenti nuk duhej të ndodhte si nga ana e qeverisë po ashtu edhe nga kontrollorët.

Shpërndaje
Share.

Komento