Skip to content
Të Gjitha

Mesazhi i Gjiknurit pas shkarkimit nga Rama

· 1 min lexim

Pavarësisht se u zëvendësua përgjatë vitit që lamë pas nga kryeministri, Edi Rama, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri nuk ka hequr dorë nga ‘detyrimet’ e institucionit që drejton.

Përmes një postimi në rrjetin social ’Instagram’, Gjiknuri shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ai ndan edhe foto nga puna e tyre.

“Mirënjohje dhe vlerësim për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që pavarësisht kushteve të rënduara atmosferike janë në krye të detyrës për të garantuar furnizim me energji në zonat malore”, shkruan ai.