Skip to content
Të Gjitha

Merrni masat! Këto zona në Tiranë nuk do kenë energji elektrike sot, oraret

· 1 min lexim

Sot në kryeqytet do të ketë shkëputje energjie, prandaj të gjithë qytetarët duhet të marrin masa.

Sipas asaj çfarë njofton Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndërprejet e energjisë do të bëhen për shkak të punimeve që do kryhen në Kabinën “2 R construksion” dhe kabinën ” Thanas Ziko”, nga ora 9.00 deri në 14.00.

Zonat që do të mbeten pa energji janë:

rruga “Kel Kodheli”

rruga e Kavajës

afër urës së shkollës Teknologjike pjesërisht

rruga “Thanas Ziko”

rruga “Dervish Hekali”

rruga “4 Dëshmorët” pjesërisht.