Merrni guximin t’i bashkoheni popullit tuaj, para se të mbeteni përgjithmonë në histori si patronazhistë
Pushteti do të ikë. Favoret do të mbarojnë. Postet do të humbasin. Por emri që i lini vetes do të mbetet.
Për vite me radhë heshtët. Mbyllët sytë. Zgjodhët interesin personal në vend të interesit të vendit. Dhe sot gjithnjë e më shumë shqiptarë ju shohin jo si qytetarë, por si simbol të nënshtrimit dhe shërbimit ndaj pushtetit.
Ende keni një mundësi. Merrni guximin t’i bashkoheni popullit tuaj. Sepse kur kjo periudhë të marrë fund, asnje nuk do të kujtojë çfarë përfituat. Do të kujtojë vetëm nëse qëndruat me Shqipërinë apo me pushtetin. Dhe askush nuk dëshiron të mbetet përgjithmonë në kujtesën e një kombi si patronazhist.







