Merret vendimi/ Zgjerohet rrezja e përfituesve të fishave të diabetit, falas deri në moshën 25- vjeçare

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një vendim i rëndësishëm është marrë nga qeveria për të gjithë ata pacientë që vuajnë nga diabeti.

Vendimi përfshin zgjerimin e përfituesve të fishave të diabetit falas, i cili shkon jo më nga 0-18 vjeç, por nga 0-25 vjeç,pra zgjerohet rrezja e përfituesve duke përfshirë këtu edhe të rinjtë.

Ky është një vendim që lehtëson disi familjet shqiptare që kanë familjarë fëmijë ose të rinj që vuajnë nga kjo sëmundje.

Nga përllograritjet e bëra tashmë familjet do të mund të kursejë 1.6 milionë lekë në vit dhe kjo sepse kostot do të përballohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Nga ajo që mësohet shpërndarja e fishave do të bëhet vetëm në farmacitë e spitaleve.

Shpërndaje
Share.

Komento