Skip to content
Të Gjitha

Merr flakë papafingoja e vilës në Tiranë, evakuohen banorët

· 1 min lexim

Një papafingo e një vile katër katëshe është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Skënder Luarasi”.

Fatmirësisht, nuk ka asnjë të lënduar, pasi në momentin që papafingoja ka marrë flakë është bërë i mundur evauimi në kohë i banorëve, teksa raportohet vetëm për dëme materiale.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.