Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Tepelenë-Gjirokastër.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.
Makine e tipit “Hundai” është djegur plotësisht në mes të rrugës.
Makina është në pronësi të Vilson Shehut, i cili ka deklaruar se makina ka pësuar një defekt, që shkaktoi shkëndijën elektrike.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.