Skip to content
Të Gjitha

Merr flakë banesa në Tiranë, efektivët e policisë shpëtojnë fëmijën

· 1 min lexim

Një banesë një katëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në “Rrugën e Dibrës” në kryeqytet.

Mësohet se banesa ishte në pronësi të shtetasit K.A.

Në momentin që ranë flakët, brenda në banesë ndodhej edhe një fëmijë.

Për fat të mirë, efektivët e policisë e nxorrën pa dëmtime të miturin.

Si pasojë e zjarrit u regjistruan vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxorr në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetsore. Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.