Merkel jep sinjale pozitive për negociatat: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparime në detyrat që u kanë lënë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun kroat, Andrej Plenkoviç. Gjatë fjalës së saj, Merkel ka vlerësuar Shqipërinë, duke thënë se së bashku me Maqedoninë e Veriut, kanë bërë përparime në detyrat që u kanë lënë.

Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e Vettingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat”, tha Merkel.

Kancelarja tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen, pavarësisht procedurave të ndryshme që do të ndiqen në bazë të vlerësimeve.

Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t’i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t’u bëhen”, tha kancelarja gjermane.

Numri një i Gjermanisë tha se çështja e hapjes së negociatave, do të trajtohet që në muajin mars në samitin e Këshillit të BE në Bruksel.

Së fundmi edhe presidenti Macron, i cili frenoi negociatat në tetor, ka dhënë sinjale pozitive, pas takimit me kryeministrin kroat.

Ditën e djeshme Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi vizitoi Shqipërinë.

Ai tha se BE po punon, që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, t’i happen negociatat para Samitit të Zagrebit në maj.

Shpërndaje
Share.

Komento