Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Merkel: Do të vendosim kufizime më të ashpra prej pandemisë

09:32 10/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kancelarja Angela Merkel dhe kryebashkiakët e 11 qyteteve të mëdha ranë dakord për kontrolle më strikte në zonat urbane me numër të lartë infeksionesh. Berlini, Frankfurti dhe qytete të tjera arrijnë nivele alarmuese.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, sipas radios DW, tha, se do të prezantohen masa të reja për ato qytete ku rastet e virusit Corona janë përkufizuar me përqendrim të lartë infektimesh.

Për qytetet me më shumë se 50 raste për 100 mijë banorë brenda një periudhe shtatë ditore – një nivel i arritur tashmë në Berlin, Frankfurt e shumë qytete të tjera – duhet të zbatohen menjëherë kufizime më të ashpra. Gjithsesi, plani lë të hapur për interpretim masat që duhen marrë, në vend të renditjes së mundësive. Ai përfshin rregulla më të rrepta mbi mbajtjen e maskave dhe distancimit fizik, mundësinë e madhe për dalje me orar dhe kufizime në shitjen e alkoolit në bare e restorante, në rastet kur një gjë të tillë e vlerësojnë autoritetet. Ata ranë dakord që duhet të merren në konsideratë edhe kufizime më të ashpra sa u përket në grumbullimeve publike dhe private.

Në marrëveshjen e arritur midis bashkive dhe qeverisë federale paralajmërohet, se nëse këto masa nuk e ulin numrin e infektimeve brenda 10 ditëve, “masa të tjera kufizuese duke zvogëluar kontaktin publik, do të jenë të pashmangshme”. Por sërish, nuk u specifikuan se cilat do të jenë këto masa.

Merkel, sipas radios DW, tha se ajo ishte e vetëdijshme që kufizimet e rinovuara “do të dëmtojnë”, veçanërisht sektorin e gastronomisë, i cili është në vështirësi. Gjithsesi, ajo paralajmëroi se rritja e rasteve mund të përshpejtohet më shumë nëse autoritetet nuk do të jenë më në gjendje të vijojnë gjurmimin e zinxhirit të infektimeve.

“Sa më shpejt që të ndodhë kjo, aq më shpejt përhapet virusi në mënyrë të pakontrollueshme” – tha Merkel gjatë konferencës për shtyp në Berlin (09.10).

Kancelarja vuri në dukje rivendosjen e kufizimeve në disa qytete, përfshirë Berlinin, dhe përgëzoi Mynihun, i cili  vërtetoi se shpërthimet e infektimeve mund të mbahen nën kontroll me anë të rregullave për mbajtjen e maskës dhe distancimit fizik në shoqëri.

“Numrat e të infektuarve mund të rriten, por ne nuk jemi të pafuqishëm për ta ndaluar këtë” – deklaroi Merkel.

Merkel u kërkon kryebashkiakëve që të ndihmojnë në luftën kundër virusit

Deklaratat e Merkel erdhën pas takimit të së premtes (09.10) me 11 kryebashkiakët e qyteteve më të mëdha gjermane. Ata ranë dakord që autoritetet lokale të kërkojnë ndihmë nga Instituti Robert Koch (IRK) për sëmundjet infektive si dhe nga ushtria, nëse numri i rasteve rritet në 35 për 100 mijë banorë, brenda një jave.

Gjermania është lavdëruar botërisht për menaxhimin e  deritanishëm të situatës pandemike. Vendi numëron 9589 të vdekur dhe 314.600 të infektuar nga COVID – 19. Shkalla në nivel kombëtar prej 11.55 vdekjesh për 100.000 banorë është dukshëm më e ulët se ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (64.74), e Mbretërisë së Bashkuar (64.08) si dhe shumë vendeve të tjera europiane.

Por zyrtarët gjermanë paralajmëruan, se duhet bërë më shumë për të shmangur mundësinë e një vale të dytë. Instituti Robert Koch tha, se ka pasur 4516 raste të reja të COVID-19 të raportuara të enjten (08.10). Shkencëtarët e RKI thanë, se disa qytete gjermane kanë arritur afër nivelit kritik paralajmërues të 50 infeksioneve të reja për 100.000 banorë. Shifra e Berlinit është 51, ndërsa numri i Këlnit qëndron në 49.8.

Sa “kushton” një tjetër mbyllje?

Projeksionet ekonomike të bëra publike nga Ministria gjermane e Financave muajin e kaluar treguan se nuk ka plane për një mbyllje të gjerë të ekonomisë.

Drejtuesit e biznesit kanë paralajmëruar daljen kundër masave të tilla, duke sugjeruar që kjo mund të shkaktojë një valë falimentimesh dhe të pengojë më tej perspektivat e rritjes ekonomike të vendit.

/Gazeta Reforma/

Etiketa: covid 19merkelpandemia

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Greva e urisë në Ballsh, protestuesi mblidhen tek dera e uzinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.