Mercedesi del nga rruga dhe përplaset me pemën, ndërron jetë në vend i riu shqiptar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i frikshëm u regjistrua mëngjesin e sotëm në rrugën “Gaggio in Piano” në Modena.

Një makinë tip “Mercedes”, pasi doli nga rruga u përplas me një pemë.

Drejtuesi i automjetit, një 22-vjeçar shqiptar, ndërroi jetë në vend, shkruan “Ilrestodelcarlino”.

Ndërkohë dy djemtë e tjerë që po udhëtonin me të, mbetën të plagosur.

Ata janë një 21-vjeçar nga Modena, i cili u transportua në mënyrë urgjente me helikopter në spital, si dhe një 20-vjeçar rumun.

Ky i fundit ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Nga të dhënat e para, rezulton se nuk ka asnjë makinë tjetër të përfshirë në aksident.

Shpërndaje
Share.

Komento