Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mentor Kikia: Pas përgjimeve të Dibrës politika s’do të jetë njësoj

15:48 24/06/2019
Reading Time: 3 min lexim

Kolegji Zgjedhor shfuqizoi sot dekretin e presidentit Ilir Meta, duke lënë në fuqi datën 30 qershor për zgjedhjet lokale.

Ky vendim është komentuar edhe gazetari Mentor Kikia, por edhe presidenti Meta njoftoi ditën e sotme një konferencë për mediat për mëngjesin e ditës së nesërme.

Në reagimin e tij Kikia shprehet se e diela do të jetë një ditë e zhurme me shumë incidente dhe me ambasadat , që do të bëjnë thirrje për qetësi.

Sipas tij, zgjedhjet do të jenë fillimi i fundit i tranzicionit të politikës më ordinere që ekziston në kontinent. Është futur në proces vetëpastrimi, pas përgjimeve të Dibrës politika s’do të jetë njësoj.

Kikia thotë se socialistët e dinë që këto zgjedhje nuk janë normale, por u duhen për të mos thelluar precedentin.

Reagimi i plotë i Mentor Kikisë

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, që konfirmon 30 qershorin si datë zgjedhjesh, nuk ka ndryshuar asgjë në axhendën politike. Socialistët janë duke e vazhduar fushatën elektorale, për herë të parë, jo për të fituar, por për të rritur numrin e votuesve. Ndërsa opozita do të vazhdojë aty ku e la të premten. Nuk jam i përfshirë shumë nga “makthi” se çdo të ndodhë ditën e dielë. Pak a shumë e imagjinoj. Pres një ditë të zhurmshme, me shumë incidente, shumë deklarata shtypi nga selitë e opozitës dhe qeverisë, shumë thirrje ambasadash për qetësi….

Mbi të gjitha, të dielën nuk e shikoj as si fundin e opozitës, as si fundin e qeverisë. Por e shikoj si fillimin e fundit të tranzicionit të politikës më ordinere që ekziston në kontinent dhe fillimin e një “epoke” të një politike më të përgjegjshme. E pranon apo jo PS, përgjimet e Dibrës na hodhën surratit gjirizin e gjithë politikës shqiptare 30 vjeçare.

Edhe ata vetë që bëjnë “sikur s’ka ndodhur gjë” e dinë fare mirë që ato përgjime janë goditja më e fortë që i është dhënë procesit të abuzimit me votën, shantazhit dhe presioneve me vendin e punës, bashkëpunimit dhe banditët dhe “çunat e fortë” të qendrave të votimit, që ka ndikuar aq shumë në formimin e bandave kriminale në 30 vjet.

Pavarësisht nëse e pranojnë apo jo telefonuesit e përgjimeve, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të thënë se “nuk është ashtu siç dëgjohet”, nuk ka më nevojë për tjetër gjë për të vënë kujën. Mesaduket, e keqja u derdh rrugëve, sepse, pasi kishte humbur me kohë arsyen, humbi tërësisht edhe frikën. Ata që drejtojnë në PS nuk janë amatorë politikë. Ata e dinë më mire se shumë të tjerë se këto nuk janë zgjedhje normale, e kjo nuk është një fushatë elektorale normale. Pavarësisht sesi, atyre u duhen këto zgjedhje, për të mos themeluar precedentin. Pas 30 qershorit do të fillojë “loja”.

Ndaj pas këtyre përgjimeve, politika shqiptare nuk do të jetë njësoj. Dhe për këtë opozita duhet përshëndetur. Çdo të ndodhë konkretisht pas të dielës? Jam i bindur se këtë nuk e dinë me saktësi as PD e as PS. Por unë besoj realisht se, me apo pa zgjedhje në 30 qershor, politika është futur tashmë në një proces vetëpastrimi. Si do të ndodhë, çfarë rruge do të ndjekë dhe me çfarë kostoje, mendoj se çdo fallxhor do të gabonte në parashikim.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: mentor kikiapas pergjimevepolitikasdo te jete njesojte dibres

Të tjera

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome
Aktualitet

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Një vilë luksoze në resortin “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e sekuestruar tashmë nga SPAK, është kthyer në një...

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)
Aktualitet

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Nga maja e Dajtit, Tirana duket sikur merr frymë me vështirësi. Në ditët kur qielli duhet të jetë i kthjellët,...

12:17 18/06/2026
Para

Meta: Jam esëll, zgjedhjet e 30 qershorit janë imagjinare

Lajmet e fundit

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

12:17 18/06/2026
EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

11:40 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English