Medaljet e Championsit mund të jenë në Shqipëri, detajet e operacionit ndaj bandës shqiptare në Spanjë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i zhvilluar nga Europol më 16 tetor, ku u shkatërruar një bandë shqiptarësh.

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët kanë grabitur shtëpitë e yjeve të Real dhe Atletico Madridit.

Pre e grabitësve kanë rënë, Benzema, Morata, Thomas Partey, Zidane, Casemiro dhe Isco.

Në mesin e sendeve të vjedhura janë ora të shtrenjta, si dhe medaljet e Champions League.

Pjesë e bandës ishte edhe një spanjolle, që dyshohet se kishte lidhje dashurie me njërin prej shqiptarëve.

Sipas “Marca”, shqiptarët hynin nga kopshti dhe nga muret rrethuese e më pas duke u zvarritur deri tek dritaret.

Në njërën prej grabitjeve, gruaja e Lucas Vasquez, po bënte stërvitje pranë pishinës.

Truri i grupit është Marjan Zefi, i cili ka realizuar grabitjet më të bujshme në Spanjë.

Zefi ka ideuar grabitjet e shtëpive të Zidane, Benzema dhe yllit të televizioneve spanjolle, Jose Luis Moreno.

Ky i fundit madje u qëllua me sëpatë nga Zefi në 2007-ën.

Grabitja në banesën e Morenos u krye nga banda e Astrit Bushit, laçjanit tepër të njohur për drejtësinë shqiptare dhe italiane.

Ky i fundit i ka shpëtuar ekstradimit në Itali në 2014-ën, ndërsa akuzohet edhe për eleminimin e policit të RENEA-s, Altin Balozi.

Në momentin e arrestimit policia u gjeti grabitësve, sirtare me veshje, këpucë të shtrenjta, bizhuteri ari, një sasi të konsiderueshme eurosh dhe makina luksoze.

Sipas mediave spanjolle, sendet e grabitura nuk janë gjetur të gjitha dhe ka dyshime se medaljet e Championsit mund të kenë përfunduar në Shqipëri.

Në total grupi akuzohet se ka kryer 14 grabitje.

Shpërndaje
Share.

Komento