“Më vjen shumë keq, Merkel reagon pas dështimit të negociatave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dështuan ditën e sotme të merrnin një datë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kjo çështje ka bërë që BE të ziejë, ndërsa presidenti francez, Emanuel Macron ka braktisur mbledhjen, pas kritikave te kolegëve të tij.

Së fundmi ka reaguar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Kjo e fundit ka shprehur keqardhje për dështimin e negociatave.

Më tej ajo shtoi se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me këto vende, për të mbajtur sa më larg ndikimet e jashtme.

Merkel ndër të tjera vlerësoi përparimet e të dy vendeve, duke përmendur Maqedoninë e Veriut për çështjen e emrit dhe Shqipërinë për vettingun.

Në fund ajo tha se çështja e negociatave do të diskutohet sërish përpara samitit të Zagrebit, që do të mbahet në maj të 2020-ës.

“Sigurisht që ne do të punojmë për të qëndruar në komunikim me këto vende për të mbajtur ndikimin e jashtëm sa më të ulët që është e mundur. Do të ketë zhgënjim. Unë bisedova me Zoran Zaevin në telefon sot. Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit të Zagrebit do t’i rikthehemi kësaj çështjeje. Nga ana tjetër, Franca ka shprehur dëshirën dhe ne e mbështesim propozimin që procedurat e anëtarësimit të bëhen më transparente.  Kur diskutuam hapjen e negociatave, fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje. Duhet të pranojmë që Maqedonia ka bërë shumë me çështjen e emrit. Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut. Por nuk arritëm të kishim vendim unanim për përarimet që kanë bërë”, tha Merkel.

Përsa i përket këmbënguljes së saj, që dy Shqipëria e Veriut dhe Maqedonia të mos ndaheshin, ajo tha se do të ishte më e zgjuar që dy shtetet të mbaheshin bashkë.

Shpërndaje
Share.

Komento