Skip to content
Kronikë

“Më shante nga familja, ishte…”, çfarë dëshmoi polici që vrau kolegun

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komisariatin  nr.3 në Tiranë, ku një efektiv policia ka vrarë me armë zjarri kolegun e tij. Ludian Zaimi ka qëlluar 7 herë mbi kolegun e tij Çaush Saliasi 55-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë që detaje të reja janë zbardhur nga ngajrja e rëndë e cila përveç të tjerash i vendos një ‘njollë’ të madhe imazhit të policisë së shtetit.

Vrasja që ndodhi në ambientet e Komisariatit nr.3, duket se nuk ka ndodhur nga një konflikt i çastit, por ishte pasojë e sherreve të vazhdueshme që autori ka pasur me viktimën.Kur këta të dy ishin me shërbim, bënin shaka me njëri tjetrin por gjithçka ka marrë një rrjedh ndryshe mbrëmjen e djeshme dhe gjërat janë kthyer në personale.

25-vjeçari ka deklaruar se me viktimën ka pasur përplasje herë pas here, dhe sipas tij 55-vjeçari e shante dhe ofendonte.

“Po bënim instruktazhin në momentin kur ndodhi ngjarja. Çaushi vijoi me përsëritjen e fjalëve dhe veprimeve fyese ndaj meje, me shau nga familja dhe ofendime te tjera, nuk durova dhe e qëllova. Jam përplasur edhe më herët me të, edhe në kohën kur kemi qenë në krye të detyrës, pasi me ofendonte shpesh. Konsumonte alkool dhe shfaqte sjellje denigruese ndaj meje dhe e kam duruar gjate gjithë kohës. Jam penduar për veprimin që kam bërë, ishte moment dobësie dhe mungese të vetëpërmbajtjes nga ana ime”, ka deklaruar  25-vjeçari.