Skip to content
Politikë

“Më rrezikohet jeta në qeli”, Gjykata jep vendimin për kërkesën e Erzen Breçanit

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar këtë të premte kërkesën e ish-funksionarit të lartë të policisë, Erzen Breçanit, i cili kërkonte ndryshimin e masës së arrestit me burg, nën pretendimin se po i rrezikohej jeta në qeli.

Erzen Breçani kërkoi lirimin nga qelia, ndërkohë që i është bërë ekspertiza mjekësore.

Kujtojmë se ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, u arrestua më 20 nëntor 2023 dhe akuzohet për pastrim parash e përkrahje të autorit të krimit.