Me pistoletë me silenciator në brez, arrestohet 38-vjeçari që bëri sherr me nënën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person është arrestuar në flagrancë, teksa po konfliktohej me nënën e tij. Ngjarja është regjistruar në fshatin Dushk të Lushnjes.

Policët i sekuestruan 38-vjeçarit me iniciale E.D, një armë pistoletë me silenciator dhe 43 fishekë.

Armën 38-vjeçari e kishte fshehur në trup, i cili sipas policisë, dyshohej se do të kryente krimin e rëndë.

Materialet proceduriale për ngjarjen i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Lushnjë

Reagimi në kohë i policisë parandalon një krim brënda familjes

Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari, pasi dyshohej se do kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me silenciator dhe 43 fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.D, 38 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se ky shtetas po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në Dushk të Lushnjës.

Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.

Shpërndaje
Share.

Komento