Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Me pistoletë gati për qitje, parandalohet ngjarja kriminale në Pogradec

17:34 10/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Parandalohet ngjarja e rëndë, që mund të përfundonte me humbje jete në Pogradec. Policia e Pogradecit falë informacionit të marrë në kohë ka vënë në pranga një 49-vjeçar që u kap në qytet me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Artur Musollari , rezulton i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje”. Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Pogradec, policia ka lokalizuar 49-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, kanë gjetur një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjetën sasi parash në valuta të ndryshme, një shkop bejsbolli, një palë dylbi dhe një aparat celular.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Pogradec, operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”.  Ndërhyrja në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit.

Falë informacionit të marrë në kohë dhe ndërhyrjes profesionale, vihet në pranga 49-vjeçari që u kap në qytet, me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. 49-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, një shkop bejsbolli, sasi parash në valuta të ndryshme, një automjet, një palë dylbi dhe një aparat celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve, pa lejet përkatëse, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur, në Pogradec, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërhyrja” u arrestua në flagrancë shtetasi: A. M., 49 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, kanë gjetur një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjetën sasi parash në valuta të ndryshme, një shkop bejsbolli, një palë dylbi dhe një aparat celular.

Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Nga shumat e majme tek vilat si dhuratë, zbardhet dosja hetimore e SPAK për Arben Ahmetajn

Nga shumat e majme tek vilat si dhuratë, zbardhet dosja hetimore e SPAK për Arben Ahmetajn

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English