Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Më në fund Pipero jep shpresë! Ja kur mund të kemi një përmirësim të situatës nga COVID-19 në vendin tonë

21:48 25/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Nga 9 marsi, kur u regjistruan 2 rastet e para me COVID-19 në vendin tonë, e deri tani janë regjistruar 5 viktima dhe 146 të infektuar, 73 prej të cilëve janë në Spitalin Infektiv.

Në një lidhje me “Skype” për Abc News mjeku infeksionist Pëllumb Pipero foli rreth të shtruarve në spital, teksa tha se përgjithësisht janë në gjendje të stabilizuar, ndërsa disa prej tyre po luftojnë me jetën.

Kryesisht, komplikacione kanë shfaqur moshat e treta, ndërsa sëmundjet shoqëruese që janë hasur më shpesh janë hipertensioni, diabeti, sëmundjet kronike të veshkave.

Këto 2 javë pritet që kurba të arrijë pikun, teksa Pipero ka thënë se nga fundi i javës së dytë të prillit do fillojnë të bien raste, sigurisht nëse situata është nënkontroll dhe qytetarët zbatojnë masat.

Pjesë nga intervista.

Pëllumb Pipero: Për ne nuk ishte e papritur. Kjo është një ecuri normale brenda anormalitetit të saj, eksperienca e vendeve të tjera dëshmoi se java e 3 dhe 4 mund të quhet se është “stuhia” e kësaj epidemie. Ne e prisnim.

Juli Xhokaxhi: 146 të prekur, ne morëm shifra deri paradite, por kemi parë shumë autoambulanca të mbërrijnë para Infektivit. Sa pacientë ka te Infektivi?

Pëllumb Pipero: Numri i të shtruarave është 72 ose 73 pacientë.

Juli Xhokaxhi: Sa janë në terapi intensive?

Pëllumb Pipero: Është e vështirë të them. Sepse ne kemi repartin që ka qenë me 4 shtretër dhe janë të zënë. Kemi pjesën e katit të dytë që janë 40 shtretër ku rreth 30 janë me respiratorë edhe aty kemi 3-4 pacientë me regjim respiratori, madje një nga ata është i intubuar. Disa prej tyre luftojnë me jetën.

Juli Xhokaxhi: Kemi të bëjmë me mosha të thyera apo persona që kanë sëmundje të tjera kronike?

Pëllumb Pipero: Janë mosha të treta kryesisht, por pothuajse të gjithë me sëmundje kronike, që kanë dëshmuar se bëjnë komplikacione më të shpejta. Mbi 60 vjeç ka shumë probleme.

Juli Xhokaxhi: Nga rastet që jeni përballur, cilat janë sëmundjet kronike, cilat janë rastet më të rrezikuara?

Pëllumb Pipero: Hipertensioni është një nga më kryesoret. Diabeti gjithashtu, sëmundjet kronike të veshkave, kemi një larmi mundjesh që lidhen edhe me moshën, por ndonjëherë jo vetëm me moshë.

Juli Xhokaxhi: Ajo çka po vihet re jo vetëm në Shqipëri, edhe në Itali, po flitet edhe shumë për mosha të reja.

Pëllumb Pipero: Struktura e moshës së vendit tonë nuk i ngjan Italisë. Ne kemi popullsi më të re dhe kësisoj mund të kemi raste në dukje më të rinj. Kemi pyetur kolegët tanë, dhe kanë dëshmuar se edhe moshat e reja mund të kenë komplikacione të rënda. Përgjigja është për një përgjigje e shtuar imunitare, ndoshta edhe për shkak të ekspozimit më të gjatë dhe marrjes së një numri më të madh virusesh. Por përgjithësisht edhe moshat e reja kanë dëshmuar që kanë pasur diabet të fshehtë për shkak të obezitetit, ngado që ta rrotullojmë pavarësisht moshës dominojnë sëmundjet shoqëruese.

Juli Xhokaxhi: Sa i takon stafit mjekësor, meqenëse ne kemi staf mjekësor të prekur, a ka masa shtesë?

Pëllumb Pipero: Përgjithësisht gabohet gjatë zhveshjes dhe duhet shtuar kujdesi. Ne përpiqemi të mbrohemi, të gjitha janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Unë nuk besoj se kolegëve tanë në vendet e tjera në përgjithësi ekspozimi i mjekëve ka ndodhur gjatë procesit të zhveshjes së tyre dhe së treti mjekët e tjerë ende nuk u është bërë refleks ajo maska. Do të thoja që përgjithësisht mund të gabojnë dhe kjo është përveç ekspozimit të gjatë kjo është një nga arsyet e infektimit të stafit mjekësor.

Juli Xhokaxhi: Besohet se në rast se kalojmë këtë 2 javësh, prilli do të jetë më i lehtësuar?

Pëllumb Pipero: Unë mendoj se fundi i javës së dytë të prillit do fillojnë të bien raste. Por e lidh këtë me se sa i kanë zbatuar qytetarët masat e marra nga qeveria. Të vazhdojnë dhe të respektojnë këshillat, jo vetëm që të shmangin kontaktet dhe të mos sëmuren vetë, por edhe të mos bëhen burim infeksioni për të tjerët.

Të lidhura

Zgjedhjet parlamentare, sa është pjesëmarrja deri tani?
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare, sa është pjesëmarrja deri tani?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e ditës së sotme, ku deri në orën...

17:30 11/05/2025
Aksident në Lezhë! Këmbësorja përplaset te vijat e bardha, në gjendje kritike
Aktualitet

Aksident në Lezhë! Këmbësorja përplaset te vijat e bardha, në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të diel në lagjen “Gurra” të Lezhës, ku një automjet ka përplasur...

17:03 11/05/2025
Para

2 fëmijë me COVID-19 në vendin tonë, mjekja tregon gjendjen e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet parlamentare, sa është pjesëmarrja deri tani?

Zgjedhjet parlamentare, sa është pjesëmarrja deri tani?

17:30 11/05/2025
Aksident në Lezhë! Këmbësorja përplaset te vijat e bardha, në gjendje kritike

Aksident në Lezhë! Këmbësorja përplaset te vijat e bardha, në gjendje kritike

17:03 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00, cili qark kryeson?

Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00, cili qark kryeson?

16:34 11/05/2025
Tensionet në Vorë, KQZ heq akreditimin e komisionerëve

Tensionet në Vorë, KQZ heq akreditimin e komisionerëve

16:24 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.