“Me Marsidën ka qenë lidhje jo serioze”, nëna e Dritanit tregon si e mori vesh lajmin e hidhur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dritan Haxholli është viktima e krimit të pasionit, të regjistruar në orët e parë të mëngjesit të sotëm në Kavajë.

Ai doli nga banesa në orën 22:00, për të mos u kthyer më.

Nëna e tij nuk ishte e shqetësuar nga ky fakt, pasi për të birin tashmë ishte kthyer në ritual.

Ajo rrëfeu për “News24”, se e mësoi lajmin tragjik nga televizori.

Dritan Haxholli kishte qenë për shumë kohë në burg për drogë në Greqi dhe Shqipëri.

Ai ishte divorcuar dhe nga lidhja kishte pasur një vajzë, e cila jetonte me të ëmën.

Familjarët e tij deklaruan se lidhja me Marsidën nuk ka qenë serioze dhe nuk prisnin të ndodhte një ngjarje e tillë.

“Dritan Haxholli ka qenë në burg në Greqi dhe në Shqipëri për shpërndarje të lëndëve narkotike. Familjarët deklaruan se marrëdhënia me Marsidën ka qenë një veç lidhje pasioni dhe jo serioze, pasi ai nuk ia kishte prezantuar atyre, pasi ajo ishte e martuar. Ata shprehen se Dritani ishte tip problematik dhe konfliktual dhe rrinte i armatosur. Më herët ai ka qenë i martuar dhe është divorcuar, ndërsa ka një vajzë 13 vjeçe që jeton me nënën e saj. Por ata nuk prisnin që kjo ngjarje të ndodhte, përsa kohë që lidhjen me Marsidën nuk ishte serioze” , tha gazetarja e “News24”.

Trupi i 41-vjeçarit po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa familja ka hapur dyert e mortit.

Kujtojmë këtu se gjatë shkëmbimit të zjarrit në banesën e Marsidës, u plagos edhe shefi i sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi.

Shpërndaje
Share.

Komento