Mbrëmjen e djeshme një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri në lagjen Perash në qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë që janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja, e cila ndodhi rreth orës 22:00 dhe mbeti i plagosur 28-vjeçari Edis Reçaj.
28-vjeçari, i cili mori një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në dëshminë e tij për policinë vendore të Shkodrës ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush është autori i kësaj ngjarje, raporton Ballkan Ëeb.
“Një person me kapuç të zi në kokë më erdhi nga pas dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk e kam idenë se kush është autori që më plagosi. Nuk kam patur konflikte apo probleme me ndonjë person ndaj edhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”, deklaroi nga spitalit i plagosuri.
Por policia e Shkodrës nuk mjaftohet me jetë deklaratë, pasi hedh dyshime se i plagosuri është në dijeni të personit që e ka sulmuar atë.
Në bazë të dyshimeve të policisë, 28 vjeçari i plagosur nuk ka dhënë asnjë emër për faktin se ka dyshime se autori është një i njohur i 28-vjeçarit. I plagosuri ndodhej në trotuar bashkë me 3-4 persona të tjerë dhe dyshohet se njëri prej tyre në debat e sipër, në një konflikt të çastit e ka plagosur Reçajn.
Policia ka dyshime se autori mund të jetë njëri prej personave me të cilët ndodhej por nuk është përcaktuar ende se cili prej tyre. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të subjekteve aty afër por kamerat e subjekteve nuk e kanë kapur këtë ngjarje. E vetmja kamer që pritet të këqyret është ajo e vendosur nga bashkia Shkodër, por që është në një largësi të konsiderueshme dhe është e vështirë të identifikohet autori përmes saj duke patur parasysh edhe errësirën. Gjithsesi përmes kësaj kamera policia mund të shohë dinamikën e plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj. I plagosuri është nipi i shtetasit Edmir Alija, i cili u vra në vitin 2014 në Shkodër bashkë me shtetasin Edmond Batri ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër.