Skip to content
Bota

“Më kanë dhënë çmimin Nobel”, Trump përmend me krenari marrëveshjen Kosovë-Serbi

· 1 min lexim

Në SHBA dy kandidatët për presidentë Donald Trump dhe Joe Biden vijojnë garën e tyre deri më 3 nëntor që do të jetë dhe dita e fundit e votimeve në të gjithë vendin.

Kështu gjatë një tubimi në New Hampshire, presidenti aktual Donald Trump ka folur dhe për arritjet e tij gjatë këtij 4-vjeçari në “Shtëpinë e Bardhë” duke përmendur dhe marrëveshjen e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë fjalimit të tij ai ka theksuar se për arritjen e kësaj marrëveshje dy vendet i kanë dhënë atij cmimin Nobel siç ia kanë dhënë edhë për të tjera raste, duke përmendur dhe kontributin e tij në Siri.

Por menjëherë pas këtij lapsusi ai e ka korigjuar duke thënë se kur i referohet çmimit Nobel, do të thojë që e kanë nominuar për Nobel.

Ndërkohë kujtojmë se më 4 shtator Kosova dhe Serbia nënshkruan në Uashington për një bashkëpunim ekonomik, ndërsa lanë pezull çështjen e normalizimit politik.