“Më duket si historia e dikujt tjetër”/ Çfarë deklaroi në sallën e gjyqit nusja që helmoi vjehrrën me fostoksinë?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi ditën e djeshme 35 vjet burg për Marjana Cmetën, nusen që akuzohet se helmoi vjehrrën me fostoksinë. Kjo ngjarje është regjistruar më 30 prill të 2018-ës në Kamëz.

Në një video të disponuar nga organi i akuzës, 22-vjeçarja i tregon hoxhës Hysen Shehu, se si e mashtroi vjehrrën, Lirie Lami, për të pirë “lëngun magjik”.

E reja i kishte thënë vjehrrës, se po ta pinte lëngun, nuk do të kishin më konflikte.

Mirëpo në sallën e gjyqit, Marjana ka deklaruar se i duket sikur po dëgjon historinë e dikujt tjetër, shkruan “Faxweb”.

Ajo ka pohuar se ka pasur një përleshje fizike me vjehrrën atë ditë, por në asnjë moment nuk ka pranuar helmimin.

“Pas debatit, jemi ndarë dhe unë shkova në dhomën time, gjatë kësaj kohe kam dëgjuar zhurmë në shtëpi, por nuk kam parë se çfarë ndodhi. Dola pak më vonë dhe pashë që ishte shtrirë në krevatin e saj, u futa sërish në dhomën time dhe kur po shkonte ora 12, m’u duk e çuditshme që nuk kishte ikur. Dola të kontrolloja dhe pashë që ishte përtokë në krah të krevatit”, tha Cmeta.

Më tej, ajo akuzoi të afërmit e bashkëshortit të saj, Oltianit dhe hoxhën, Hysen Shehu, si përgjegjës për situatën.

Ndërkohë në rrëfimin për hoxhën, Marjana shprehte bindjen se vjehrra i kishte bërë magji.

Kjo ishte edhe prova më e fortë e organit të akuzës.

Shpërndaje
Share.

Komento