Skip to content
Kryesore

Me drogë me vete, kapet në Rinas 25-vjeçarja belge

· 1 min lexim

Një 25-vjeçare nga Belgjika është arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të largohej nga Shqipëria me një sasi lënde narkotike të dyshuar si amphetaminë.

E arrestuara, e identifikuar si Kiara Dycke, u ndalua gjatë kontrolleve të intensifikuara në pikën kufitare, si pjesë e operacioneve për goditjen e veprimtarive të paligjshme. Gjatë kontrollit të sendeve personale, policia i gjeti rreth 20 gramë lëndë psikotrope.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.