Skip to content
Të Gjitha

Me armë dhe makinë të blinduar/ 4 të arrestuar në Tiranë (emrat)

· 1 min lexim

Pasditen e sotme Sektori i Antidrogës dhe Krimet e Rënda kanë zhvilluar një superaksion, ku si rezultat janë arrestuan 4 persona në Tiranë.

Trafikantëve u janë sekuestruar armë dhe një makinë e blinduar me targa ruse.

Mësohet se të arrestuarit janë pjesë e një grupi të trafikut të drogës, ku transportonin lëndë narkotike nga Shqipëria në Gjermani.

Sipas “newsbomb.al” personi me inicialet Leonard Duka dyshohet të jetë kokë e këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan Elvis Gaçaj, Oltion Loga dhe  Dritan Agaj.

Mësohet se arrestimi është bërë në zonën e Medresesë në Tiranë.

Më herët një nga të arrestuarit, Elvis Gaçaj, ka qenë objektiv i një atentati tek ‘Lulishte 1 Maji’ në Tiranë, ku mbetën të vrarë dy persona, ndërsa ai u plagos.

44 vjeçari Elvis Gaçaj nuk është një emër i padëgjuar për policinë, ai njihet si drejtues i një grupi që shpërndante drogë në Tiranë.