Me armë dhe kostum sportiv/ Del foto e viktimës së Kavajës me shefin e sigurisë së burgut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dritan Haxholli dhe shefi i sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi, së bashku me Marsida Qatjan, janë protagonistët e ngjarjes së rëndë të regjistruar dy ditë më parë në Kavajë.

Si pasojë e të shtënave në banesën e Qatjas, Dritan Haxholli ndërroi jetë, ndërsa Bleda Toçi u plagos.

Këtij të fundit i është komunikuar edhe masa e sigurisë “Arrest me burg”, nga spitali i Traumës.

Toçi në dëshminë e tij tha se e qëlloi 41-vjeçarin për vetëmbrojtje, por prokuroria ka dalë në konkluzionin, se kemi të bëjmë me një vrasje me dashje.

Toçi dhe Haxholli njiheshin më parë me njëri-tjetrin.

Kjo vërtetohet nga një foto e dërguar në redaksinë e JOQ Albania, ku të dy pozojnë me armë, ndërsa janë të veshur me kostume sportive.

Pavarësisht fotos, nuk dihet ende se sa të ngushta i kishin marrëdhëniet dy protagonistët e Kavajës.

Ndërkohë viktima Dritan Haxholli edhe pse ishte në kërkim nga policia, endej i lirë në qytet.

Shpërndaje
Share.

Komento