Skip to content
Të Gjitha

Mbyti gruan në gjumë/ Nëna e autorit: “Kishte çrregullime mendore”

· 1 min lexim

Ka folur nëna e Elvin Hysës,  32-vjeçari i cili para dy ditësh mbyti gruan e tij, 31-vjeçaren Gurie Hysa me të cilën ka tre fëmijë.

Sanije Hysa shprehet për Report Tv, se i biri kishte çrregullime mendore dhe trajtohej me ilaçe.

Sipas saj, çifti prej kohësh kishte konflikte, pasi autori dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe për këtë konflikt ishte në dijeni edhe familja.

Kujtojmë se pak pranë mesnatës, para se të flinin ata kanë pasur debate të forta në dhomën e tyre, ndërsa më pas 32-vjeçari e mbyti në gjumë.

Çifti jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, në një shtëpi thuajse të rrënuar.