Skip to content
Të Gjitha

Mbyllin protestën e tretë, maturantët: Do jemi prapë nesër pas provimit të matematikës, s’pranojmë shpërfillje!

· 1 min lexim

Për gati dy orët maturantët protestuan ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar rishikim të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ata janë shprehur se ditën e nesërme do të protestojnë sërish pasi të mbarojnë provimin e matematikës.

“U uroj suksese në provimin e ardhshëm dhe nëse do jetë sërish kjo situatë ne do jemi sërish këtu.

Nuk do ndalemi deri sa të na plotësohen të gjitha kërkesat tona”, tha një prej maturantëve.

Ditën e sotme maturantët bllokuan qarkullimin e automjeteve tek rruga e Durrësit.

Edhe nga reagimi i Komitetit të Maturës Shtetërore nuk ngelën të kënaqur.

Reagimin e tyre e kanë cilësuar të vakët dhe tendencioz për të ndërprerë protestën.

Protesta e nesërme do të nisë në orën 13:00, pasi të kenë mbaruar edhe testimin e lëndës së matematikës.

Disa nga kërkesat e tyre që s’janë marrë në konsideratë janë:

-Heqja e pyetjeve jashtë programit

-Zgjidhje për provimin tërësisht të pabazë