Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbyllet tregu i Zdrales në Shkodër, banorët në protestë: Po na nxjerrin në rrugë

18:00 07/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Mbyllet tregu i Zdrales në Shkodër, banorët në protestë: Po na nxjerrin në rrugë

Më shumë se 200 tregtarë që ushtrojnë aktivitetin në tregun e Zdrales në Shkodër prej mbi tre dekadash, kanë protestuar sot para Bashkisë, pas një njoftimi zyrtar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë që u kërkon lirimin e hapësirës brenda dy muajve.

Në vend të tregut parashikohet ndërtimi i një kompleksi pallatesh nga biznesmeni Alban Xhaferri, i cili është edhe president i klubit Vllaznia.

Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ndërkohë që Bashkia Shkodër nuk ka pasur rol vendimmarrës në dhënien e lejes.

“Po na nxjerrin në rrugë. Komuniteti Mysliman duhet të jetë shembull i solidaritetit, jo të na heqë kafshatën e bukës”, tha një nga protestuesit.

Tregtarët janë të shqetësuar se do të mbeten pa punë dhe pa mundësi për të siguruar jetesën. Ata theksojnë se nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë dyqane në kompleksin e ri që parashikon hapësira tregtare me çmim deri në 5 mijë euro për metër katror.

“Ne nuk jemi trafikantë, por njerëz që shesim rroba për të mbijetuar. Çmimet e reja janë të paarritshme për ne. Duam të vijojmë punën aty ku kemi qenë gjithë jetën”, tha një protestuese.

“Na dhanë një muaj më shumë kohë, por asnjë zgjidhje reale. Ne nuk do të tërhiqemi, do e çojmë këtë çështje deri tek Kryeministri”, tha një tjetër protestues.

Tregtarët u drejtuan drejt Myftinisë së Shkodrës, ku zhvilluan një takim me dyer të mbyllura. Sipas tyre, nuk u ofrua asnjë zgjidhje konkrete, përveç një shtyrjeje të mundshme të afatit të largimit për vetëm një muaj.

Tregtarët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat derisa të gjendet një alternativë konkrete për strehimin e aktivitetit të tyre tregtar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: protesteShkodertregu i zdrales

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para
Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, dyshimet e para

Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, dyshimet e para

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English