Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbyllet tregu i Zdrales në Shkodër, banorët në protestë: Po na nxjerrin në rrugë

18:00 07/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Më shumë se 200 tregtarë që ushtrojnë aktivitetin në tregun e Zdrales në Shkodër prej mbi tre dekadash, kanë protestuar sot para Bashkisë, pas një njoftimi zyrtar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë që u kërkon lirimin e hapësirës brenda dy muajve.

Në vend të tregut parashikohet ndërtimi i një kompleksi pallatesh nga biznesmeni Alban Xhaferri, i cili është edhe president i klubit Vllaznia.

Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ndërkohë që Bashkia Shkodër nuk ka pasur rol vendimmarrës në dhënien e lejes.

“Po na nxjerrin në rrugë. Komuniteti Mysliman duhet të jetë shembull i solidaritetit, jo të na heqë kafshatën e bukës”, tha një nga protestuesit.

Tregtarët janë të shqetësuar se do të mbeten pa punë dhe pa mundësi për të siguruar jetesën. Ata theksojnë se nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë dyqane në kompleksin e ri që parashikon hapësira tregtare me çmim deri në 5 mijë euro për metër katror.

“Ne nuk jemi trafikantë, por njerëz që shesim rroba për të mbijetuar. Çmimet e reja janë të paarritshme për ne. Duam të vijojmë punën aty ku kemi qenë gjithë jetën”, tha një protestuese.

“Na dhanë një muaj më shumë kohë, por asnjë zgjidhje reale. Ne nuk do të tërhiqemi, do e çojmë këtë çështje deri tek Kryeministri”, tha një tjetër protestues.

Tregtarët u drejtuan drejt Myftinisë së Shkodrës, ku zhvilluan një takim me dyer të mbyllura. Sipas tyre, nuk u ofrua asnjë zgjidhje konkrete, përveç një shtyrjeje të mundshme të afatit të largimit për vetëm një muaj.

Tregtarët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat derisa të gjendet një alternativë konkrete për strehimin e aktivitetit të tyre tregtar.

Etiketa: protesteShkodertregu i zdrales

Të lidhura

Përmbytjet shkatërruese në Texas, shkon në 89 numri i viktimave
Bota

Përmbytjet shkatërruese në Texas, shkon në 89 numri i viktimave

Të paktën 89 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet katastrofale që kanë përfshirë zonën e Teksasit Qendror. Një nga tragjeditë...

19:46 07/07/2025
KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe
Kryesore

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Pas rinumërimit të pjesshëm të kutive të votimit në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve...

19:21 07/07/2025
Para
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Përmbytjet shkatërruese në Texas, shkon në 89 numri i viktimave

Përmbytjet shkatërruese në Texas, shkon në 89 numri i viktimave

19:46 07/07/2025
KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

19:21 07/07/2025
Prekë Kodra, “snajperisti” në kërkim që betonizoi kabinat pa leje në Theth

Prekë Kodra, “snajperisti” në kërkim që betonizoi kabinat pa leje në Theth

18:56 07/07/2025
SPAK kërkoi dënimin për fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin

SPAK kërkoi dënimin për fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin

18:28 07/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.