Në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ishte Edi Paloka ai që mbylli protestën e opozitës, pas 5 orësh.
Ai ka ndarë edhe mesazhin e tij nga Brukseli.
“Edhe njëher doja t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për sot për të arritur nesër në fitoren e sigurtë. Dua t’ju përshëndes edhe në emër të zotit Basha, i cili vazhdon takimet në Bruskel që janë pjesë të fitores që na pret.
Jemi nisur në nje rrugë që nuk ka rrugë tjetër përveç fitores. Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë forcë që na ndal. Nuk do ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri derisa të kthehet demokracia. Suksese dhe fitore.”- u shpreh Paloka.