Mbyllet numërimi i votave në Kosovë, ja sa deputetë morën partitë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numërimi i votave në Kosovë është mbyllur përfundimisht.

Ashtu si u bë me dije nga rezultatet paraprake, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit është fituesja e zgjedhjeve.

Në vendin e dytë renditet LDK e Vjosa Osmanit, me një diferencë të vogël.

Vetëvendosja ka arritur të marrë 31 deputetë, ndërsa LDK ndjek me 30.

Në vendin e tretë renditet PDK e Kadri Veselit me 25 deputetë.

Ndërkohë partia e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, e cila është në koalicion me PSD, ka marrë vetëm 14 deputetë.

Interesant është fakti që Nisma e Fatmir Limajt, për vetëm 324 vota nuk ka arritur të kalojë pragun.

Sipas mediave kosovare, nuk janë lexuar ende votat me kusht dhe ato të diasporës, të cilat mund t’i japin nismës përqindjen e kërkuar, për t’u bërë pjesë e parlamentit të Kosovës.

Fitorja e Albin Kurtit është njohur edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Ky i fundit pati një takim me Kurtin, të cilit i shprehu kënaqësinë e tij, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Shpërndaje
Share.

Komento