Joshte dhe përdhunonte të miturit, pedofili shqiptar kapet në kufi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia kufitare e Kakavijës në Greqi, ka vënë në pranga një 49-vjeçar shqiptar.

Ai është dënuar për përdhunimin e të miturve dhe ishte ende i lirë.

Sipas mediave greke, pedofili ka tentuar që të vijë në Shqipëri, por oficerët e policisë kanë kuptuar gjithçka nga kontrolli i të dhënave.

Mësohet se ai ishte në pritje të aktgjykimeve të Gjykatës së Apelit në Euboea.

Ky organ e kishte dënuar shqiptarin me 9 vite e një muaj burg, për joshje dhe përdhunim fëmijësh.

Gjithashtu 49-vjeçari ishte dënuar me dy vite burg për armëmbajtje pa leje nga Gjykata e Thebës.

Prokuroria e Janinës ka urdhëruar që ai ta kryejë dënimin në burgun e Stavarki.

Shpërndaje
Share.

Komento