Skip to content
Bota

Mbyllet gara, Biden fiton Georgia-n, Trump Pensilvaninë

· 1 min lexim

Joe Biden fiton në shtetin e Georgia-s edhe pas rinumërimit. BBC dhe CNN shkruajnë se rezultati nuk ndryshon në fushë-betejën me 16 vota elektorale dhe Biden fiton sërish ndaj Trump duke u bërë demokrati i parë pas 28 vitesh që e merr këtë shtet deçiziv.

Nga ana tjetër Trump ka marrë Karolinën e Veriut dhe me këto rezultate mbyllet dhe përfundimisht gara në SHBA.  Biden në total ka marrë 306 vota elektorale kurse Trump 232. Rinumërimi i votave në Georgia duket se s’ka ndryshuar gjë, kurse në Pensilvani nuk do të ketë diçka të tillë.

Biden duket se me të gjitha gjasat betohet në janar si Presidenti i 46-të i SHBA kurse Trump në rast se nuk fiton nëpërmjet Gjykatës së Lartë po mendon të rikandidojë në 2024.

/GazetaReforma.com/