Mbyllen dy fasoneri në Përmet, punonjësit uleshin ngjitur me njëri tjetrin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektoriati i Shëndetësisë ka mbyllur dy fasoneri në qytetin e Përmetit, për shkak të mungesës së protokollit anti-COVID. ISHSH Gjirokastër ka marrë këtë veprim pasi inspektoi ambientet e këtyre dy fasonerive ku ra në sy mosdistancimi i punonjësve nga njëri-tjetri si dhe faktorë të tjerë në kuadrin e mospërmbushjes së kritereve të përcaktuara.

Mbyllje të pjesshme është bërë edhe në zyrën e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër, zonat e Mbrojtura Malore si dhe zyra të administratës në Universitetin e Gjirokastrës. Mbyllja e pjesshme do të zgjasë 10 ditë deri sa të shërohen rastet e prekura me COVID.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar. Rritja e numrit të qytetarëve të infektuar me virus solli edhe hapjen e COVID 4 mbrëmjen e djeshme për shkak të ezaurimi të kapaciteteve në spitalet e tjera. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

/GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento